Beteja historike mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në skenën e ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë na përcolli për afër 15 vite.
Sidoqoftë, teksa të dy lojtarët po shkojnë drejt fundit të karrierës, beteja duket se po zhduket.
Të hënën më 29 nëntor, Messi e fitoi Topin e Artë për të shtatën herë, ndërsa Ronaldo përfundoi në vendin e gjashtë.
Ronaldo është 36 vjeçar që nënkupton se koha e tij më e mirë ka kaluar, i pëlqeu apo jo atij, megjithatë ai ende po gëzon formë të mirë, teksa ka shënuar 10 gola në 15 ndeshje për Manchester Unitedin këtë sezon.
Lidhja mes Messit dhe Ronaldos është përshkuar gjithmonë me respekt. Të dy e kanë pranuar gjithmonë njëri-tjetrin dhe se si sfidojnë njëri-tjetrin.
Por ndërsa dyshja po plaken, duket se Messi e ka kthyer peshoren në favor të tij, pasi ai tani ka dy Topa të Artë më shumë se rivali i tij.
Topi i fundit i Artë për Ronaldon erdhi në vitin 2017, një vit para se Luka Modric e fitoi pas një viti të jashtëzakonshëm, sidomos me Kroacinë në Kupën e Botës.
Që nga atëherë, Messi e ka fituar Topin e Artë edhe dy here, duke e tejkaluar Ronaldon.