Kroos reagon për Topin e Artë: Këtë vit Messi nuk e meritoi

Lionel Messi nuk e meritoi aspak Topin e shtatë të Artë dhe Cristiano Ronaldo ishte më i mirë se argjentinasi gjatë vitit të fundit, sipas mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos.

Messi e fitoi Topin e Artë 2021 të hënën mbrëma, pasi një viti tjetër të shkëlqyer për klubin dhe kombëtaren, gjatë të cilit i shënoi 42 gola dhe e fitoi Kupën e Amerikës dhe Kupën e Mbretit.

Megjithatë, Kroos nuk beson se argjentinasi – i cili iu bashkua Paris Saint-Germainit në verë pasi u largua nga Barcelona – duhej të merrte më shumë vota se disa emra të tjerë.

Mesfushori i Real Madridit tha në emisionin e vet zyrtar: “Aspak i merituar”.

“Nuk ka dyshim se Messi, bashkë me Cristiano (Ronaldon), ka qenë lojtari më i mirë në dekadën e fundit, por këtë vit të tjerët është dashur të ishin para tij”, shtoi ai.

I pyetur se kush e meritoi këtë çmim këtë vit, Kroos tha se bashkëlojtari i tij Karim Benzema, para se të këmbëngulte se Ronaldo është dashur të përfundonte para Messit.

“Për mua Karim do të ishte numër një, nëse doni të dini vërtet se cili është futbollisti më i mirë në vitin e fundit, sepse mund ta shoh nga afër çfarë futbollisti i shkëlqyer është ai”, theksoi Kroos.

“Kur i shoh golat vendimtarë që Ronaldo i ka shënuar së fundmi, Manchester Unitedi është ende në Ligën e Kampionëve falë tij, prandaj në sytë e mi Cristiano duhej të ishte para Messit”, përfundoi gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *