Ronaldo bëri më shumë faulle sesa gjuajtje në portë në Premierligë këtë sezon

Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ylli portugez dështoi ta gjente golin edhe në fundjavë ndaj Aston Villës në humbjen e Manchester Unitedit me rezultat 1:3, shkruan “Gazeta Express”.

37 vjeçari i ka realizuar vetëm tre gola në 16 ndeshje në të gjitha garat deri tash në këtë edicion, përfshirë këtu golin e vetëm në Premierligë kundër Evertonit në muajin tetor.

Ishte një fillim i sezonit për t’u harruar për “CR7”, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Deri tash, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shkaktuar më shumë faulle (7) se që kishte gjuajtje në portë (6) në kampionatin anglez.

Vetëm njëra prej këtyre goditjeve ishte e suksesshme, ajo e barazimit të rezultatit në “Goodison Park” muajin e kaluar.

Ronaldo e filloi lojën veç katër herë nga minuta e parë në 13 ndeshje të Unitedit.

Ky fakt është shqetësues për tifozët e Portugalisë, pak ditë pa filluar Kupa e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *