Rikthehet Superliga, këto 3 ndeshje do të zhvillohen sot

Pas pauzës ndërkombëtare, AlbiMall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion nga dita e sotme.

Këtë të shtunë në program për t’u zhvilluar janë tri ndeshje, të cilat i takojnë javës së nëntë.

Skuadra lidere në tabelë, Drita me 18 pikë, do të jetë nikoqire e Drenicës, që së fundi regjistroi dy fitore radhazi dhe renditet e pesta me 11 pikë.

Llapi – Malisheva, është ndeshja tjetër që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Momentalisht, vetëm një pikë është diferenca mes këtyre dy skuadrave në tabelë. Llapi është i shtati me 8 pikë, kurse Malisheva ndodhet një pozitë më poshtë me 7 pikë.

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet sot është ajo mes Dukagjinit dhe Ferizajt. Këto dy skuadra do të përballen mes vete në stadiumin “18 Qershori” të Klinës.

Pas tetë xhirove të zhvilluara deri më tani, Dukagjini ka grumbulluar vetëm 2 pikë dhe është i fundit (10) në tabelë, teksa Ferizaj ndodhet një pozitë më lartë me 7 pikë.

Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *