Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot

Në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit kosovar, sot janë zhvilluar dy ndeshjet Ballkani – Feronikeli dhe Llapi – Gjilani.

Kryendeshja e javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll i ka takuar Ballkanit.

Skuadra e Ismet Munishit është përballur sot me Feronikelin e Afrim Tovërlanit në Suharekë, raporton “Zeri.info”.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, vendasit fituan me rezultat të ngushtë 3:2.

Me këtë fitore, Ballkani renditet në vendin e parë në tabelë me gjashtë pikë, kurse Feronikeli bie në vendin e katërt me tri pikë.

Nga ana tjetër, Gjilani është “rikuperuar” nga humbja në fundjavë nga Feronikeli duke regjistruar fitore sot në Podujevë.

Skuadra që drejtohet nga Gentjan Mezani është përballur sot në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës me Llapin.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në “Zahir Pajaziti”, skuadra gjilanase fitoi me rezultat minimal, 0:1.

Me këtë fitore, Gjilani ngritet në vendin e gjashtë në tabelë me tri pikë, kurse Llapi pa pikë ndodhet në vendin e tetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *