Rekordet e thyera me transferimin e Fernandez tek Chelsea

Çmimi i transferimit të Enzo Fernandez nga Benfica tek Chelsea është 121 milionë euro.

Kjo shifër do të paguhet nga anglezët tek portugezët në 6-të këste, duke filluar me të parin prej 34 milionë eurove, shkruan “Transfermarkt”.

Fernandez bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të “Premier League”, mesfushori më i shtrenjtë në histori të futbollit dhe futbollisti argjentinas më i shtrenjtë ndonjëherë.

Kështu, totali i transferimeve tek Chelsea për sezonin 2022/2023 ka kaluar shifrën 600-të milionë eurosh, duke thyer rekordin e Barcelonës të sezonit 2017/18, kur kishte shpenzuar 380 milionë euro.

Gjatë verës, londinezët kishin transferuar 8-të lojtarë, duke përfshirë Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly dhe Pierre-Emerick Aubameyang, për 282 milionë euro.

Pastaj në shtator, me largimin e trajnerit Thomas Tuchel, ishin siguruar shërbimet e Graham Potter, për të cilin tek Brighton u paguan 17.5 milionë euro.

Ndërsa gjatë janarit, përveç Fernandez, tek të kaltërit u transferuan edhe 7-të futbollistë të tjerë, në mesin e tyre edhe Mykhaylo Mudryk për 70-të milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *