Reja komenton fitoren ndaj Andorrës: Ndoshta u kursyem për Anglinë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja është parë i lumtur pas fitores ndaj Andorrës edhe pse e pranon që në pjesën e dytë kanë mundur të bëjnë më mirë.

Shqipëria triumfoi minimalisht 0:1 në udhëtim te Andorra me golin e vetëm të shënuar nga Emir Lenjani në minutën e 41-të.

Sipas Rejës, e rëndësishme për ta është të bëjnë lojë të mirë, teksa ka shtuar se kundërshtari i sotëm ka qenë i vështirë.

“Isha shumë i kënaqur në pjesën e parë. Na u desh që në pjesën e dytë të marrim veten edhe pse vuajtëm pak. Andorra është skuadër e vështirë që të bën presion. Jam i kënaqur me këto tri pikë. E rëndësishme ka qenë të bëjmë mirë. Do të kërkojë të shfrytëzoj maksimalisht këtë grup që kemi. Sepse kalendari është i ngjeshur. Duhet të përdorë të paktën 20 lojtarë. Ndoshta disa lojtarë janë kursyer për ndeshjen kundër Anglisë”, ka thënë ndër të tjerash Edoardo Reja për “SuperSport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *