Real Madridi merr një pikë “në frymën e fundit” ndaj Sevillës, humbë rast të artë të bëhet lider i La Ligës

Real Madridi me shumë mund ka arritur ta ndalë vetëm një pikë në shtëpi kundër Sevillës.

“Mbretërit” barazuan 2:2 me andaluzianët në ndeshjen e javës së 35-të në elitën e futbollit spanjoll.
Fernando i mysafirëve hapi llogarinë kur po shënohej minuta e 22-të, për ta barazuar Asensio në të 67-tën minutë.

Mysafirët ishin të vendosur për rezultat pozitiv në këtë takim dhe ishte mesfushori kroat, Rakitiq që tani riktheu avantazhin 12 minuta para fundit.

Por, një pikë Los Blancos ia solli i shumë kritikuari, Eden Hazard në minutën e pestë shtesë.

Kësisoj, Real Madridi humbi mundësi të merrte lidershipin në tabelë përmes fitores.

Kryeqytetasit tani ndodhen në vendin e dytë me 75 pikë, aq sa ka edhe Barcelona një pozitë më poshtë, por dy më pak se Atletico që vazhdon të jetë lider.

Sevilla zë vendin e katërt me 71 të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *