Real Madrid e kërkon me ngulm Salah

Pas zhgënjimit së mosnënshkrimit me Mbappe, Real Madrid nuk ka ndërmend të dorëzohet në merkato dhe pikërisht buxheti i vendosur për transferimet mbetet i paprekur.

Sic ishte parashikuar, një nga opsionet që ata po vlerësonin ishte ai i Mohamed Salah, dhe egjiptiani ende nuk e ka rinovuar kontratën me Liverpoolin.

Me një kontratë që i skadon vitin e ardhshëm, “The Reds” nuk duan asesi të humbin lojtarin kryesor me parametra zero, ndaj duke parë interesimin e disa skuadrave dhe mos dëshirën e lojtarit për të vazhduar në Angli, klubi duket se i ka vedosur një çmim prej 70 milion eurosh.

Reali ka kontakte me agjentin e sulmuesit dhe duket se Reali do të bëjë një ofertë zyrtare në një të ardhme të afërt.

Shuma për të cilën ka gjasa të realizohet ky operacion është mëse e arsyeshme për Real Madridin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *