Zinedine Zidane tashmë mendon për derbin e Madridit, pasi siguroi çerekfinalen e Kupës së Mbretit. Trajneri francez nuk e fsheh se është një ndeshje kyçe e sezonit, veçanërisht për ruajtjen e kryesimit të La Ligas dhe rivalitetit që ekziston mes dy skuadrave kryeqytetase:
“Ne na pëlqen të luajmë gjithmonë në këso ndeshjesh. Çfarëdo që të ndodhë, tifozët tanë në derbi do të na mbështesin fort. Kthimi i Bales? Ne kemi 25 lojtarë dhe e mira është që të gjithë të jenë gati. Kush aktivizohet, duhet të japë gjithçka në fushë. Pastaj, jam unë personi që zgjedh formacionin, sepse jam trajneri. Meqenëse kemi 25 lojtarë, gjëja më e ndërlikuar është grumbullimi i 18 prej tyre. A është Bale gati? Është e njëjta pyetje. Unë nuk do t’u them se kush do të luajë, sepse është diçka personale. Të gjithë lojtarët janë të përgatitur dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh”.
“A është ky Real Madrid, më i mirë se në fazën e parë? Nuk e di, do të jem direkt (qesh). Çdo fazë është e ndryshme. Sekreti i përmirësimit dhe vazhdimësisë positive është vetëm puna. Hazard? Po stërvit pak nga pak me ne. Të gjithë duan të jetë gati, por nuk do të rrezikojmë me një lojtar si ai. Bale te Tottenham? Gareth është me ne. Unë nuk e mendoj këtë mundësi, do të mbështetem tek ai. Kritikët e Diego Simeone? Nuk i kuptoj ata, por asgjë nuk varet nga ne. Unë e di se çfarë trajneri është Simeone. Kam thënë që Guardiola është trajneri më i mirë në botë, ndërsa Simeone futet te më të mirët. E ka vërtetuar këtë. Nuk ndryshon asgjë nga ajo që unë mendoj për Simeone”.