Reagon Ten Hag: Ronaldo nuk është në shitje, unë dua të punojë me të

Cristiano Ronaldo është kthyer në qendër të mediave për shkak të ardhmes së tij të pasigurtë te Manchester United.

Sulmuesi portugez tashmë siç dihet kërkon të luajë në Champions League, kompeticion që djajtë nuk mundën ta siguronin këtë sezon, dhe për këtë CR7 dëshiron largimin nga Manchesteri.

Pavarësisht se djajtë kanë theksuar vazhdimisht se CR7 nuk do të largohet, qëndrimi i tij në “Old Trafford” vazhdon të diskutohet.

Këtë herë për portugezin ka folur trajneri Erik ten Hag, i cili ka theksuar se sulmuesi nuk është në shitje.

“Nuk është në shitje. Unë jam duke planifikuar sezonin me të dhe dua të punoj me të”, ka theksuar timonieri i djajve për “Sky Sport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *