Reagon FFK-ja për të drejtat televizive të ndeshjeve në Ligën e Parë

Dje u njoftua se KTV do të nis transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës.

Mirëpo, FFK ka dal me një sqarim ku thotë se nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë kompani mediatiake për t’i transmetuar ndeshjet e Ligës së Parë.

Reagimi i plotë i FFK-së:

“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron se nuk ka marrëveshje me asnjë operator për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë. FFK pret që në të ardhmen të ketë kompani mediatike të interesuara për blerjen e të drejtave televizive edhe për Ligën e Parë, duke pasur parasysh rritjen e cilësisë së kësaj lige, por edhe interesimin e dashamirëve të futbollit për ndeshjet e kësaj kategorie”, thuhet në sqarimin e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *