Reagimi emocional i Rrahmanit: Tregojuni se kush jeni

Amir Rrahmani nuk ia doli që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për kualifikim në kamionatin evropian, raporton KosovaPress.

Rrahmani hasi në telashe për shkak se skuadra e tij, Napoli, e cila është pjesë e kampionatit italian Serie-A, u izolua për shkak të infektimeve me virusin Covid-19.

Megjithatë, Rrahmani ka provuar t’i motivojë bashkëlojtarët e tij përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale ku ka shkruar:

“Edhe pse nuk jam me ju aty, zemra ime dhe e të gjithë shqiptarëve është ne fushë me ju. Tregojuni botes kush jemi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *