Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të realizojë gol ndaj Zvicrës, në minutën e 50’të të takimit.
Golin e realizoi futbollisti i Norwich Cityt, Milot Rashica.
Ky është goli i 8’të i Rashicës me fanellën e Kosovës.
Kjo është hera e parë që Dardanët luajnë me Helvetikët.
Vlen të theksohet se në këtë takim nuk ka VAR.
Kujtojmë se, Kosova pesë ditë më parë mposhti thellë 5:0 Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri”