Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në miqësoren Zvicra – Kosova

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Rezultati i 45 minutave të para është i barabartë 0-0 në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih.

“Helvetikët” kishin një iniciativë të lehtë në fraksionin e parë të lojës. Zviceranët u treguan të rrezikshëm në një rast të minutën e 38-të kur Zuber goditi nga largësia, ndërsa Muriq priti me mund.

Rast të mirë kishte edhe Xherdan Shaqiri që në minutën e fundit të kohës së rregullt provoi nga largësia, topin e të cilit në korner e çoi Muriq.

Kosova kishte një rast të artë me Valon Berishën i cili goditi me kokë, por centimetrat shpëtuan vendasit.

Edhe Amir Rrahmani kishte një gjysmë rast kur goditi nga afërsia me kokë, por goditja e tij ishte e lehtë.

Për Zvicrën në fushë janë dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërkohë Andi Zeqiri po e “nxehë” stolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *