Punimet në stadiumin ‘Adem Jashari’ po zhvillohen me ritëm të lartë, thotë FFK

Punimet në stadiumin “Adem Jashari” po zhvillohen me ritëm të lartë.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka publikuar pamje të renovimit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Punët në këtë stadium janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Investitor i punëve në këtë stadium është MKRS”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas FFK-së, ky stadium pas rinovimit do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *