Më vonë të hënën në mbrëmje, një dokument prej 36 faqesh u soll në radio spanjolle, me këtë dosje që paraqitej të dëshmonte se ”I3 Ventures” janë pas llogarive të rrjeteve sociale në fjalë.
Dosja u diskutua në Cadena SER, i njëjti stacion radiofonik që për herë të parë publikoi historinë origjinale, dhe është nënshkruar nga ‘Nicestream’, transmeton lajmi.net.
Aty tregohen veprimtaritë e gjashtë llogarive, të dhëna të cilat mund të arrihen vetëm nga administratori i atyre llogarive.
Stacioni përmendi edhe faqen në Facebook ‘Respeto y Deporte’, për të cilën thotë se është e lidhur me ”I3 Ventures”.
Vlen të kujtohet se si ”I3 Ventures” ashtu edhe Barcelona e mohuan informacionin origjinal të publikuar nga Cadena Ser dhe se klubi katalanas deklaroi se ”I3 Ventures” nuk kishte asnjë lidhje me llogaritë, madje kërcënonte me veprime juridike.
“I3 Ventures, një ofrues i shërbimit në klub, nuk ka asnjë marrëdhënie me llogaritë e përmendura dhe, nëse ndonjë marrëdhënie e tillë zbulohej, klubi menjëherë do të përfundonte marrëveshjen me ta dhe do të sillte çdo veprim të nevojshëm juridik për të mbrojtur interesat e tyre”, thuhej në reagim.
”I3 Ventures” vetë deklaruan se ata nuk kishin një marrëveshje të tillë me klubin katalunas. Megjithatë, këto pretendime janë hedhur në dyshim nga këto dokumente të botuara së fundmi.
Presidenti Bartomeu pagoi kompaninë e lartë përmendur në mënyrë që ata t’i sulmonin yjet e skuadrës – përfshirë Leo Messin, Gerard Pique, Luis Suarez e të tjerë – poashtu edhe legjendat si Carles Puyol, Eric Abidal e të tjerë, duke ruajtur reputacionin e tij përpara tifozëve të Barças./topi.com/