Pse kishte dyshime mbi dorëzat e Furyt? Pamjet zbulojnë se ishin të mbushura me flokë kali

Meçi më i përfolur i viti në boksin profesionist tashmë ka përfunduar.

Fury e ka mposhtur me nokaut të fortë boksierin Wilder, shkruan Reporteri.net

Por, para meçit u ngritën dyshime se sa ishte trashësia e dorëzave të Furyt dhe pse përmbante flokë të kalit brenda.

Para ndeshjes Wilder u ankua se dorëzat e Furyt në meçin e kaluar nuk kishin mbushje të standarteve që duhet t’i kenë dorëzat e një boksieri.

“Ajo që ndodhi ishte dorezat e Furyt që ai zgjodhi, e cila është e njëjta gjë që ai kishte herën e kaluar, kishte pak ose aspak mbushje”, tha fillmisht Wilder.

“Pjesa tjetër ishte flokë kali, ne menduam se flokët e kalit nuk ishin në pyetje dhe ishin të paligjshëm, por ata thanë që ishte [në rregull], kështu që ne thamë mirë”.

“Ata më hapën mbushjen e dorezave të mia të paktën dy deri në tre centimetra të trasha”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *