Pritet verë e “nxehtë” te Chelsea, tre lojtarë me valixhe në duar

Timo Werner, Kepa Arrizabalga dhe Ross Barkley priten të largohen në fund të këtij sezoni nga ‘Stamford Bridge’.

Sipas ‘The Telegraph’, londinezët kanë vendosur t`i shesin gjatë verës Werner, Kepa dhe Barkley.

Timo Werner nuk ka treguar paraqitje të mira këtë sezon, ai ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje, duke shënuar tre gola.

Kepa tashmë është portieri i dytë i Chelsea, pas Edouard Mendy dhe ai vazhdon të ketë një pagë të madhe.

Barkley nuk po e gjen vetën në formacionin startues të Thomas Tuchel, ai ka vetëm 12 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *