Prishtina synon ta nisë festën në Gjilan, Drita udhëton te Drenica – Çiftet e plota të javës së parafundit në Superligë

Xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll, ajo e 35-ta pritet të zhvillohet në fundjavën tjetër.

Prishtina që i duhet vetëm një pikë javën e ardhshme do të udhëtojë në Anamoravë për t’u ndeshur me Gjilanin e Ismet Munishit.

Drita, skuadra kampione në fuqi që iu kanë minimizuar gjasat për titull do të udhëtojë në “Bajram Aliu” atje ku e pret Drenica.

Ballkani që tashmë ndodhet jashtë garës për trofeun e çmuar të kampionit, do të synojë pikët e plota në shtëpi ndaj Trepçës ’89 në mënyrë që të mbetet në hap për një vend që dërgon në garat evropiane.

Arbëria dhe Llapi gjithashtu do të jenë çifti i javës së ardhshme në një takim që mund të vendoset shumëçka.

Ndërsa Feronikelin e rrezikuar e pret një takim i lehtë kundër Besës në Drenas.

Çiftet e plota të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll janë këto:

Gjilani – Prishtina

Ballkani – Trepça ‘89

Drenica – Drita

Arbëria – Llapi

Feronikeli – Besa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *