Trajneri i mirënjohur kroat, Miroslav Blazheviq ka ndërruar jetë të martën.
Blazheviq i njohur si Çiro ka qenë trajner i Prishtinës në vitet 1985/86 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.
“Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës.
Blazheviq e drejtoi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit.
Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë.
Blazheviq në karrierën e tij ka drejtuar me shumë sukses edhe Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës në vitin 1998 ku e zuri vendin e tretë.
Në vitin 1982, Blazheviq i solli Dinamos titullin e kampionit të Jugosllavisë pas 24 vitesh pritje.
Si trajner ka punuar edhe në Zvicër, Francë, Greqi, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Kinë e Iran.
Bllazheviq ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011.
Ai vdiq dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të.
Me respekt, FC Prishtina”, ka shkruar FC Prishtina në Facebook.