Marseille – PSG, një super përballje sonte në Kupën e Francës

Olympique Marseille dhe PSG do të përballen sonte në Kupën e Francës.

Pritet të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, ashtu siç kanë qenë gjithmonë përballjet mes këtyre dy skuadrave.

Ekziston një rivalitet i madh nga e kaluara dhe kjo gjë pritet ta bëjë shumë interesante takimin në 1/16 e Kupës së Francës.

67 mijë shikues pritet të jenë në stadiumin ‘Velodrome’.

Formacionet e mundshme:

Marseille: Lopez; Mbemba, Gigot, Kolasinac; Clauss, Rongier, Veretout, Kabore; Guendouzi, Malinovskyi; Sanchez

Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Ramos, Mendes; Vitinha, Verratti, Ruiz; Messi; Neymar, Ekitike

Kjo sfidë luhet me fillim nga ora 21:10, kurse paraprakisht Lille i Edon Zhegrovës do të përballet me skuadrën e Lyonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *