Presidenti i FFK-së, Agim Ademi viziton LRF të Gjakovës

Sot presidenti i FFK-së Agim Ademi vizitoi LRF të Gjakovës

Kryetari i LRF të Gjakovës, Agim Nura me bashkëpunëtorë, pritën sot presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Gjatë këtij takimi u bisedua për problemet dhe kërkesat e klubeve të këtij regjioni para edicionit të ri garues.

Presidenti i FFK-së tregoi planet e institucionit që drejton për fuqizimin e Lidhjeve Rajonale të Futbollit me strategjinë e re zhvillimore si dhe për gatishmërinë e FFK-së për të mbështetur projektet e ndryshme në infrastrukturën e futbollit të këtij regjioni.

Ndërkaq, drejtuesit e regjionit i dhanë përkrahje punës së presidentit Ademi dhe vlerësuan lart përkushtimin e tij dhe të KE të FFK-së, pasi rezultatet e punës së deritanishme tashmë janë prekshme kudo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *