Presidenti i Ballkanit ka një mesazh për ata që kërkojnë rikthimin e Munishit

Edhe pse bëri ndryshim dhe timonin e ekipit ia dha Blendi Shkëmbit, klubi suharekas vazhdon me formë të lëkundur, ku në katër ndeshje të stinorit pranveror ka regjistruar dy fitore, një humbje dhe një barazim. Gjithashtu, Ballkani u eleminua edhe në kuadër të Kupës së Kosovës, duke u mposhtur nga Llapi.

Kjo nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”. Kryetari i tifo grupit nga Suhareka, Korab Elshani postoi një fotografi së bashku me tifozin legjendar, Kobën.

Elshani tha se së bashku me Kobën u pajtuan që trajnerët duhet të shkojnë në shtëpi sepse Suhareka jeton për sport. Ai gjithashtu shkroi se si tifogrup nuk kanë kohë me humb duke pritur eksperimente.

Në këtë shkrim vërehet në fund edhe fjalia Munishi back, ku lë të nënkuptohet se tifozët suharekas kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit në klub

Por, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi tha se është i kënaqur me rezultatet e arritur deri tash.

“Jemi shumë të kënaqur. Eliminimi nga Kupa nuk është aspak i mirë, por nuk kemi se çfarë të bëjmë”, ka thënë Arsim Kabashi.

I pyetur për punën e Bledi Shkëmbit dhe kërkesën e disa tifozëve për largimin e tij, “Cima” deklaroi: “Tifozët e kanë të drejtën e tyre. Shkëmbi është trajner i Ballkanit deri në fund të edicionit dhe të gjithë në klub e kanë të qartë një gjë të tillë”.

Kabashi tha se tifozët mund ta ftojnë Munishin për kafe.

“Ismet Munishin pasi po e kërkojnë tifozët, le ta ftojnë për kafe, le të vijë në ndeshjen e radhës me Drenicën. Ne e kemi mik Ismetin”, përfundoi Arsim Kabashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *