Presidenti Ademi në vizitë te yjet dardanë

Presidenti Agim Ademi po qëndron për vizitë në Stamboll për të takuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

Ai ka pasur një takim të ngrohtë me dy nga yjet e Dardanëve, Milot Rashicën dhe Florent Loshajn.

Presidenti Ademi ka shprehur kënaqësinë e tij që Rashica është rikthyer në stërvitje pas lëndimit, teksa i ka falënderuar për kontributin e tyre në fushë dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, kreu i FFK-së ka inkurajuar dy lojtarët dardanë për të vazhduar punën me përkushtim dhe u ka uruar suksese në vazhdim të edicionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *