Pochettino ia tregon derën yllit të Chelseat

João Félix raportohet se nuk do të qëndrojë në Chelsea sezonin e ardhshëm pasi mësohet se trajneri i ri i Bluve nuk e ka atë në planet e tij.

Kështu ka thënë sot presidenti i Atletico Madridit Cerezo i cili ka thënë se lojtari do të kthehet në Atletico Madrid dhe pastaj do të merret një vendim i ri për të ardhmen e tij.

“Ne jemi informuar 24 orë më parë se Pochettino nuk llogaritë në João Félix për projektin e Chelseat. Ai do të kthehet këtu te Atlético dhe do të shohim. Nuk kemi planifikuar asgjë”, tha presidenti i Atléticos.

Marrëveshja e huazimit mes Atletico Madridit dhe Chelseat nuk përfshin opsionin e blerjes dhe për çdo vendim tjetër palët duhet të ulen për të diskutuar sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *