Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditen e sotme në Elbasan.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës.
Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.
Pas ndeshjes, ka reaguar edhe tifogrupi më i madh në Kosovë, “Plisat”.
Tifozët prishtinas përmes rrjetit social “Facebook” kanë shkruar:
“Pa marrë parasysh rezultatit, sonte u zhvillua lojë e bukur vëllazërore.
JEMI NJË
KOSOVA OSHT ZEMRA E SHQIPNISË”.