“Plisat” paralajmërojnë FFK-në: Stadiumi është i yni, do t’i bartni pasojat për çdo vendim tjetër

“Plisat” kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë që Prishtina t’i zhvillojë ndeshjet diku tjetër, përveçse në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këtë të premte, FC Prishtina u informua nga Federata e Futbollit e Kosovës se ndeshjet e muajit tetor duhet t’i zhvillojë diku tjetër.

Klubi kryeqytetas reagoi pas kësaj dhe përmes një letre dërguar te FFK-ja, bëri me dije se nuk do të luajnë askund tjetër – përveçse në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tani, një reagim ka ardhur edhe nga “Plisat”, të cilët paralajmëruan se nuk do të lejojnë që ndeshjet si vendas, Prishtina t’i luajë diku tjetër.

Madje, në reagimin e tifozëve kryeqytetas, mes tjerash shkruhet: “Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet!”.

Reagimi i plotë nga “Plisat” (pa ndërhyrje):

“STADIONI I PRISHTINËS ËSHTË I YNI!

Jeni mësu qe disa herë Prishtinën me e dërgu nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as herërat e kalume, por këtë herë çdo lojë E PRISHTINËS do të zhvillohet brenda stadionit të Prishtinës – aty ku i përket e aty ku e ka vendin!

Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet!

Prishtinë, të dielën krejt bashkë takohemi në jug në stadion aty ku është vendi!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *