“Plas” skandali pas humbjes së Shqipërisë, futbollistët ia “kërcasin” birrave

Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka mbyllur pjesëmarrjen e saj në turneun miqësor në Kroaci, duke regjistruar dy humbje 3:1 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe pastaj vendasve.

Një situatë që duket se nuk ka shqetësuar shumë lojtarët e grumbulluar nga Alban Bushi të cilët pak orë pas humbjes, ia kanë kërcitur me birra.

Ka qenë portieri Marko Molla ai i cili në një lidhje direkte në Instagram me mbrojtësin Mario Mitaj, ka treguar se po pinte birra në tavolinë me futbollistë të tjerë të kombëtares U21

Bashkë me të ishin edhe Klidman Lilo, Leandro Frroku, Andreas Ndoj dhe Flamur Ruçi.

Futbollistët shfaqen disa herë duke pirë birra në këtë bashkëbisedim në rrjetet sociale, ku ndiqen tifozë të shumtë.

Një sjellje skandaloze dhe absolutisht e papranueshme duke llogaritur se gjendeshin në Kroaci për të përfaqësuar flamurtarin shqiptar dhe ngjyrat kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *