Pësoi dëmtim horror në kokë pas përplasjes me David Luiz, sulmuesi gati të rikthehet në fushë!

Në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, Raul Jimenez pësoi një dëmtim horror në kokë pas një përplasje të fortë kokë më kokë me David Luiz. Meksikani u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.

Pas ekzaminimeve dhe analizave, rezultoi se Jimenez kishte marrë një frakturë në kafkë, por fatmirësisht tani sulmuesi i Ëolves është duke u rikuperuar, madje mund të rikthehet në fushë që në këtë sezon.

Diçka të tillë e konfirmoi trajneri Nuno Espirito Santos, i cili u shpreh se stafi i ekipit nuk po nxitohet, por Jimenez është ai që ka shumë besim dhe është shumë i motivuar për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.

“Raul ka shumë besim te vetja dhe po pret me padurim të rikthehet të luajë një ndeshje zyrtare. Ai ka nisur të marrë pjesë në disa seanca stërvitore, por gjithccka do të bëhet me hapa të vegjël dhe të sigurtë, pasi ishte një dëmtim shumë i rëndë”, ka përfunduar trajneri Nuno Espirito Santos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *