Mbrojtësi kuqezi, Klaus Gjasula vendosi që të transferohej te Hamburgu pasi zhvilloi një sezon të mirë me Paderbornin në Bundesligën e Gjermanisë.
Mesfushori shqiptar la gjurmë edhe në historinë e elitës së futbollit gjerman sa i përket ndëshkimeve me karton të verdhë. Te Hamburgu ishin pritshmëritë e larta sa i përket Gjasulës teksa prisnin që të fitonin sigurinë që kishin parë te ky lojtar.
Por fillimi i kësaj eksperience të re do të ishte një makth i vërtetë. Disa paraqitje të dobëta nga ana e Klausit kanë kulmuar me gabimet e bëra ndaj Paderbornit, atje ku për pesë minuta janë pësuar tre gola.
Gjasula kishte peshën e fajit në dy prej golave të pësuara dhe kjo përballje, ndaj ish-ekipit të tij, e goditi edhe në aspektin psikologjik.