Andi Zeqiri debuton me Brighton

Sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri, ka bërë debutimin sot me skuadrën e re Brighton në ndeshjen ndaj Sheffield United në kuadër të xhiros së 14-të të Premierligës.

Andi Zeqiri u transferua verën e kaluar nga skuadra zvicerane Laussane, por që debutimin e tij e shtyu lëndimi të cilin e pësoi.

Ky lëndim e mbajti me muaj të tërë jashtë fushave, por pritjes i erdhi fundi, Zeqiri u inkuadrua sot në lojë në minutën e 72′ në vend të Ben White.

Kjo është paraqitja e tij e parë më klubin.

Sulmuesi është angazhuar për Zvicren (U-21), por thuhet se ende nuk ka zgjedhur kë të përfaqësojë në nivel nacional, por ekziston mundësia që ta shohim duke luajtur për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *