Përfundon edhe xhiro e 30-të, vazhdon gara e ashpër për titull dhe mbijetesë

Prishtina arriti që për herë të katërt këtë edicion ta mposht Dritën, Ballkani triumfoi ndaj Gjilanit, derisa Llapi me përmbysje fitoi ndaj Trepçës ’89, shkruan lajmi.net.

Pas këtyre tri super përballjeve, Ballkani ka marrë kreun e Superligës me pikë të barabarta me Dritën nga 64, derisa Prishtina zë pozitën e tretë me një pikë me pak.

Nga ana tjetër, pos Besës që ka siguruar rënien nga Superliga, vazhdon garë e ashpër edhe për mbijetesë.

Arbëria, Drenica, Trepça ’89 dhe Feronikeli janë duke ‘luftuar’ që të mbesin në Superligë.

Renditja tabelore pas xhiros së 30-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *