Përfundon derbi, Prishtina e Ballkani ndajnë pikët

Prishtina ka luajtur baras me rezultat 1-1 në derbin ndaj Ballkanit në ‘Fadil Vokrri’ që u zhvillua në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshjen e nisën më mirë vendasit të cilët patën disa mundësi të mira shënimi, por nuk ia dolën ta gjejnë rrjetën.

Ishte Albin Krasniqi ai i cili rrezikoi i pari që në minutën e dytë, por fatmirësisht për Ballkanin porta e tyre mbeti e paprekur.

Prishtina pati një tjetër rast edhe në minutën e gjashtë kësaj radhe me Leotrim Kryeziun, por Koliçi nuk lejoi të mposhtej.

Ballkani ia doli të kalojë në epërsi që në rastin e parë të krijuar duke realizuar për 1-0 në minutën e 32-të me Bleart Tolajn pas asistimit të Lindon Emërllahut.

Kryeqytetasit ja dolën që të barazojnë rezultatin në pjesën e dytë, dhe këtë e bën në minutën e 62-të përmes Leotrim Kryeziut që shënoi për 1-1 pas asistimit të Najeeb Yakubut.

Deri në përfundim të takimit nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu të dyja ekipet u desh që të pajtoheshin me nga një pikë.

Pas javës së 14-të Prishtina shkon në kuotën e 22 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, teksa Ballkani renditet në të dytën me 26 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *