Peja mund Trepçën me rezultat të thellë

Sot në Salla e sporteve Minatori, u luajt përballja në mes të Trepçës dhe Pejës, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Pejanët e fituan ndeshjen me rrezultat të thellë 58 – 72.

Në këtë duel, lojtarët që u dalluan më së shumti ishin: për Trepçën, Kalin Fisher i cili shënoi 19 pikë dhe Besnik Azemi që shënoi 13 pikë, ndërsa për Pejën ishte Dardan Berisha i cili shënoi 18 pikë.

Pas kësaj ndeshje, Peja qëndron e dyta në tabelë me 8 pikë, ndërsa Trepça e katërta me 7 pikë gjithsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *