Patrick Vieira në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

Legjenda franceze e futbollit, Patrick Vieira, është në listën e trajnerëve favorit për të nënshkruar me Bourmouthin.

Klubi anglez ende nuk ka emëruar një trajner të ri që nga shkarkimi i Jason Tindall, teksa skuadra momentalisht po udhëhiqet nga Jonathan Woodgate.

John Terry (ndihmës trajner te Aston Villa) vazhdon të mbetet si favoriti kryesor për të zëvendësuar Tindallin, por tani listës i është bashkuar edhe Patrick Vieria.

44 vjeçari me prejardhje nga Senegali momentalisht është i lirë, teksa më herët ka udhëhequr New York Cityn dhe Nice.

Për klubin nga Championship në listën e dëshirave është edhe Frank Lampard e Harry Redknapp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *