Tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll ashtu siç është paralajmëruar kanë sjellë ndeshje tejet interesante dhe dramatike.
Takimi kryesor ishte në Merdarë ku u ndeshën Llapi e Drita. Skuadra gjilanase ka shënuar fitore me rezultat 1:3.
Gjilani i Ismet Munishit e ka mposhtur Feronikelin me rezultat të ngushtë, derisa fitore shumë me peshë ka marrë Ulpiana që e mundi Malishevën me rezultat 0:2. pas këtyre tri ndeshjeve të sotme tabela ka lider të ri, Gjilanin.