Pas largimit nga PSG-ja, Di Maria drejt transferimit te gjiganti italian

Paris Saint-Germaini njoftoi sonte zyrtarisht se Angel Di Maria do të largohet pas përfundimit të sezonit.

Argjentinasi do të largohet si lojtar i lirë, pasi edhe kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar se ai tani është në bisedime të avancuara për t’iu bashkuar Juventusit.

Sipas tij, 34-vjeçari dëshiron të nënshkruajë vetëm për një sezon, por me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër sezon.

Transferimi i mundshëm në “Allianz Stadium” për Angel Di Marian do të jetë një aventurë e re, pasi ai më herët nuk ka luajtur në Serie A.

Para transferimit te PSG-ja në vitin 2015, Di Maria ishte pjesë e Manchester Unitedit, Real Madridit e Benficas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *