Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova ka arritur të stoliset me medalje në Grand Slamin e Parisit.
Nora Gjakova rrëmbeu të bronztën në kategorinë 57 kilogramë, shkruan Gazeta olle.
Kosovarja këtë e bëri pasi mposhti xhudisten nga Franca, Sarah Leonie Cysique, me ippon.
Kjo ishte medalja e dytë për Kosovën sot në Grand Slamin e Parisit.
Pak minuta më parë edhe Distria Krasniqin rrëmbeu medaljen e artë.