Nedim Bajrami ishte njeriu kryesor i Empolit mbrëmjen e djeshme teksa shënoi për ekipin e tij ndaj Milanit.
Goli i shqiptarit barazoi përkohësisht sfidën në rezultatin 1-1, ndërsa në fund u zhvlerësua nga rezultati 2-4 në favor të kuqezinjve.
Por, fantazisti mbeti protagonist në ndeshje dhe fati i keq i mohoi golin e dytë teksa në një moment u ndal nga traversa. Megjithatë, sërish 22-vjeçari i shkaktoi telashe prapavijës së Milan duke qenë se në fund fitoi edhe një penallti për të tijtë të shndërruar në gol nga sulmuesi Pinamonti.
Ndaj, Eurosport e ka vlerësuar shumë pozitivisht paraqitjen e Bajramit duke i vendosur notën 6.5.
“Një goditje në fillim e cila iu “preu gjunjët” kuqezinjve, më pas vjen një tjetër e djathtë që stampohet në traversë. Ka dinamit në atë këmbë”, theksojnë nga Eurosport për Bajramin.