Para ndeshjes me Real Madridin, Guardiola zbulon shanset e Man Cityt për tituj këtë sezon

Manchester City fitoi tripletën në sezonin 2022/23, tani ata po konkurrojnë fuqishëm për Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup edhe një herë.

Pep Guardiola mendon se skuadra e tij është e uritur për më shumë trofe këtë sezon.

Ai nuk mund të jetë i sigurt nëse ata do t’i fitojnë këto kompeticione, por ai ka besim se lojtarët e tij do të japin gjithçka.

“Atyre u pëlqen të luajnë me presionin. Atyre u pëlqen të triumfojnë”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll.

“Kjo nuk do të thotë që ne do ta bëjmë atë (ta fitojmë sërish tripletën). Por, që do të jemi atje deri në fund? Jam shumë i sigurt”.

“Sepse i njoh ata. Unë i shoh fytyrat para ndeshjeve në takime. Si përgatiten. Kjo do të thotë të fitojmë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve? Jo. Nuk e them këtë. Por, që ne do të garojmë? Kjo është e sigurt”, shtoi më tej ai.

Manchester City zhvillon ndeshjen e dytë me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën e kësaj jave, ndërsa synojnë të kalojnë në gjysmëfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *