Pak orë para meçit, Florian Marku njofton shqiptarët se ku mund ta ndjekin LIVE

Florian Marku do të zhvillojë sonte meçin ndaj Jorick Luisettos.

Në konferencën para mediave, Marku ka njoftuar se meçi i do të fillojë rreth orës 21:00/22:00.

Pak orë para fillimit të meçit, me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Marku bëri me dije se meçi do të transmetohet në Tring Sport 2 HD dhe Sky Sports Boxing.

Meçi do të zhvillohet në Wembley në “SSE Arena”,

Marku ka nëntë fitore e një barazim deri më tani, ndërsa rivali i tij, Luisetto ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me nokaut dhe ka humbur 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *