Pak ditë nga rikthimi i kampionit

Ish kampioni i botës Robin Krasniqi rikthehet!

Krenaria e gjithë shqiptarëve do të boksoj të shtunën e 25 shkurtit në njërën nga palestrat më të famshme në krejt Gjermaninë, në Audi Dome në Munih.

Përball do të ketë numrin një të Belgjikës Timur Nikarkhoev, në një luftë që do të mbahet mend.

Veç Krasniqit, po atë mbrëmje do të luftojnë edhe dy boksier shqiptar, Shefat Isufi dhe James Kraft.

Isufi do ta mbroj titullin e botës në federatën WBF. Ndërsa Kraft dy tituj botëror, atë të IBO dhe WBC për të rinj. Këto super përballje do të transmetohen direkt në Klan Kosova të shtunën mbrëma, duke filluar nga ora 20:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *