Mikel Oyarzabal tentoi të shënonte një penallti në stilin e Bruno Fernandes kundër Manchester Unitedit, por dështoi keq në ndeshjen e Ligës së Evropës.
Djajtë e Kuq dhe Sociedadi u ndeshen mes vete të enjten mbrëma në Old Trafford në ndeshjen kthyese të 1/16-tës duke luajtur baras 0-0.
Me këtë barazim, Unitedi shkoi tutje pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4-0.
Kapiteni i Sociedadit, Oyarzabal kishte mundësi ta hapte ndeshjen në fillim dhe baskët të ëndërronin, por gjithçka shkoi keq.
Oyarzabal kishte shansin për të zvogëluar deficitin nga penalltia, por ‘kopjimi’ i goditjes së penalltisë në ‘stilin Bruno Fernades’ nuk ishte më i miri.
Mikel Oyarzabal’s penalty with titanic music #MUFC #EuropaLeague ?? pic.twitter.com/ndujg1GYbN
— Tazerutd (@taiseeerrr) February 26, 2021