Llapi thumbon Ballkanin para përballjes në kampionat, ia përmend eliminimin nga Kupa

Llapin e pret një përballje tejet e vështirë në fundjavë, teksa ballafaqohet me liderin e kampionatit Ballkanin.

Megjithatë, atmosfera është pozitive në kampin llapjan dhe kjo gjë vërtetohet edhe nga publikimi i fundit në faqen zyrtare.

‘Legjendat’ e cilësojnë Ballkanin si një skuadër të eleminuar nga Kupa dhe atë pikërisht nga ta, ndaj edhe një ‘thumbim’ i tillë nuk kishte se si mos të mungonte.

“Derbi i javës së 22-të me rivalin e eliminuar në Kupë, Ballkanin transmetohet të dielën drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Sport 1”, thuhet në publikimin e KF Llapi.

Kujtojmë që Llapi e eleminoi Ballkanin nga garat e Kupës pas ekzekutimit të penaltive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *