Thibaut Courtois nuk është përfshirë në listën e kanditatëve për të fituar çmimin portieri më i mirë i vitit në “FIFA The Best”.
Alisson, Gianluigi Donnarumma, Edouard Mendy, Manuel Neuer dhe Kasper Schmeichel janë në garë për të fituar çmimin prestigjioz pas kontributit të tyre të jashtëzakonshëm këtë vit.
Për sa i përket mungesës së Courtois, ai nuk është i befasuar që nuk futet në listën e ngushtë, pasi thotë se kjo mund të lidhet me komentet e tij të mëhershme.
Ai tha gjithashtu se do të preferonte të fitonte Ligën e Kampionëve dhe La Ligën sesa këto çmime individuale.
“Më përpara do të doja të fitoja Champions League dhe La Liga sesa të fitoj këto çmime. Nuk befasohem që nuk jam në garë – ndoshta për shkak të komenteve të mia një muaj më parë”, shtoi ai.
“Unë e di vlerën time dhe kjo është më e rëndësishmja”.
Vlen të theksohet se duke folur pas ndeshjes së Belgjikës në Ligën e Kombeve kundër Italisë, ai akuzoi UEFA dhe FIFA.
“Atyre nuk ju intereson për lojtarët, por vetëm për para”, kishte deklaruar Courtois.