Në vend të ndeshjeve, skuadrat e Superligës sot bëjnë vetëm stërvitje

Gjatë ditës së sotme ishin paraparë të zhvillohen tri ndeshje të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mirëpo, pas tragjedisë që ndodhi dje në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e mërkurë e shpalli ditë zie në Kosovë.

Kjo bëri që edhe ndeshjet e futbollit të anulohen. Kështu që sot skuadrat që kishin planifikuar ndeshje, po kryejnë stërvitje dhe po përgatiten për takimet që do të luhen nesër.

Ndeshjet Gjilani – Drita, Drenica-Llapi dhe Ballkani-Malisheva do të zhvillohen të enjten nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *