Nuk ka fitues në derbin Drita – Prishtina, finalisti i Kupës përcaktohet në ndeshjen e kthimit

Ka përfunduar pa fitues derbi i madh kosovar mes Dritës dhe Prishtinës.

Drita dhe Prishtina kanë barazuar me rezultatin 0-0, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll – që u luajt në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Prishtina shënoi me Kryeziun, por Nuza anuloi golin, shkaku i prekjes me dorë të Jasharit.

Drita në anën tjetër kishte raste me Almir Ajzerajn, Maliqin e Krasniqin, por që Gjokaj ishte fantastik me pritjet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *