Pas dy fitoreve radhazi ndaj San Marinos dhe Maltës, Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga ajo e Guinesë.
Ndeshja e luajtur në “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleks” përfundoi me fitorne e Guineas me rezultat 2-1, përcjellë KosovaPress.
Golat për Guinenë u realizuan nga Kouyate në minutën e 60’ dhe Kantë në minutën e 66’, kurse për Kosovën realizoi Manaj nw minutat shtesë të ndeshjes.
Trajneri i Kosovës Bernard Challandes në këtë sfidë u paraqit me emra të rinjë, kryesisht lojtarë që luajnë në Superligën e Kosovës e të cilët nuk u treguan aq efikas sa pritej.
Miqësorja e radhës e Kosovës është ajo kundër Gambisë të premten më 11 qershor.