Nora Gjakova ia “tregon vendin” serbes, fiton medaljen e bronztë në Botëror

Nora Gjakova ka regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj si xhudiste.

Xhudistja kosovare ka fituar medaljen e bronztë të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Nora në garë për medaljen e bronztë mposhti xhudisten nga Serbia, Marica Perishiq. Nora ka dominuar plotësisht luftën

Kjo ishte medalja e parë botërore e Nora Gjakovës në karrierën e saj.

28-vjeçarja e nisi ditën duke e mposhtur Julia Kowalczyk, pastaj “viktima” e radhës ishte holandezja Sanne Verhagen si dhe xhudistja ruse Aastasiia.

Në gjysmëfinale, Nora është mposhtur nga Klimkait, e cila është e dyta në ranglistën botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *